Gruaja e Sadri Ramabajës: Dënimi për Sadriun me e luftu Vetëvendosjen

13:02 | 22 Janar 2020

Të gjithë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, janë shpallur fajtorë për vepra kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale, raporton arbresh.info.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi-Jashanica.

Sadri Ramabaja, është dënuar me 5 vite burg.

Fatime Konjufca-Ramabaja, gruaja e Sadri Ramabajës, e quan të montuar procesin ndaj tij.

“O popull sa loja e krimit po kryhet në emër të popullit. Një njeri që ka dhënë një jetë për këtë vend e akuzojnë për një vepër që nuk e din se qysh bohet, edhe me akuza të rrejshme, pa asnjë fakt ai dënohet me 5 vjet burgim. Klani ‘Pronto’, e realizoi planin e vet për Sadri Ramabajën, me luftu Lëvizjen Vetëvendosje. Ohh, popull me emrin tand luhen shumë lojna, e me ju luhen shumë krime, e me emrin e popullit e kanë dënu Serbia, e me ermin e popullit sot e dënoi Gjykata e  Kosovës”, tha ajo./arbresh.info/

Shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja dënohet me pesë vjet burg

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara