Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të raportuar si lëndim i rëndë trupor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima, një grua kosovare, u dërgua fillimisht në spitalin e Mitrovicës së Veriut në gjendje të rëndë shëndetësore, e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore në QKUK, viktima është rikthyer sërish në spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut për trajtim të mëtejshëm.
“Rr. Filip Vishnjiq, Mitrovicë Veri / 04.12.2025 – 09:10. Është raportuar se viktima femër kosovare në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Spitalin në Mitrovicë Veri dhe më pas në QKUK. Pas marrjes së tretmanit mjekësor në QKUK, e njëjta përsëri është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit dhe është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...