Kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Pula-Shiroka dhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, kanë vizituar piktorin Idriz Berisha nga Doberdoli i Klinës.
Zonjat nga PDK diskutuan për sfidat që kanë artistët kosovarë gjatë punës se tyre dhe poashtu për mundësitë që ka Kosova që përmes tyre të përfaqësohet në arenën ndërkombëtare.
Ato thanë se PDK i ka në fokus të veçantë përfaqësuesit e artit. Sipas tyre, artistët janë dëshmuar si ambasadorë të denjë të shtetit të Kosovës.
Ndërkaq, Berisha tha se pikturat e tij kanë shëtitur shumë vende të botes dhe në shumë prej tyre gjinden veprat e tij artistike.
Vlen të përmendet se Berisha ka dhënë dhe vazhdon të jap kontribut të madh për Kosovën përmes artit.
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...