Të burgosurit në Qendrën e paraburgimit në Mitrovicë të veriut kanë filluar grevën e urisë. Greva është nisur pas transferimit të katër të burgosurve që më parë ishin në këtë qendër, për të vazhduar mbajtjen e dënimit me burg në burgun e Podujevës.
Katër të burgosurit, në mesin e të cilëve është edhe Slobodan Gavriq nga Beogradi, i dënuar me 13 vjet burg për terrorizëm në Kosovë, janë serbët e vetëm në burgun e Podujevës.
Të burgosurit tjerë në Mitrovicë të veriut, në mesin e të cilëve është edhe Oliver Ivanoviq, kanë vendosur të fillojnë grevën e urisë. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë , zëvendësministri i Drejtësisë i Qeverisë së Kosovës, Nysret Hoxha.
Në Qendrën e paraburgimit në Mitrovicë të veriut janë rreth 40 persona, në mesin e të cilëve edhe persona që janë të dënuar me burg./Arbresh.info
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...