I dërguari i Posaçëm i presidentin amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në orën 18:00 takon kryeministrin, Avdullah Hoti.
Burime diplomatike kanë bërë të ditur për arbresh.info se menjëherë pas këtij takimi Grenell do të udhëtojë për në Serbi.
“Në orën 18:00 do të takojë kryeministrin Hoti, pastaj do të udhëtojë drejt Beogradit”, ka thënë ky burim.
Portali arbresh.info ka siguruar edhe fotografi të përgatitjeve në aspektin e sigurisë në objektin e Kryeministrisë.
Po ashtu pjesë e delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jetë edhe kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler.
Vizitën në rajon e ka konfirmuar Richard Grenell edhe përmes Twitter.
Ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është në top prioritetet kryesore të Administratës Trump.
“Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar ai./arbresh.info/

BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori pë...
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet