Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër sistemin evropian të drejtësisë dhe mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pa nisur gjyqi ndaj tij.
Në një postim në platformën X, Grenell shkroi se “ka shumë arsye pse Evropa po dështon”, duke përmendur si shembull faktin që “shumë politikanë evropianë qëndrojnë rehatshëm të heshtur për Hagën që mban në burg një kryetar shteti për pesë vjet pa gjyq”.
“E pastaj gjyqi do të marrë edhe më shumë vite”, shkroi më tej ai.
Sipas Grenellit, ky është “një sistem brutal e arkaik i drejtuar nga elitat”, i cili “nuk përfaqëson drejtësi”.
Grenell shtoi se “askush nuk duhet të marrë më këshilla juridike nga evropianët” dhe se shpreson që “Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë ata në Hagë në një gjykatë amerikane kur të lirohet – fundja, janë paratë e taksapaguesve amerikanë”.
There are many reasons why Europe is failing.
But one example is the huge number of European politicians who are comfortably quiet about The Hague holding a Head of State in prison for 5 years without a trial. And then the trial taking more years.
It’s a brutal archaic system…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 29, 2025
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia