Të shtunën, më 4 tetor, Kori i Grave “Muza” në Gjilan do të zhvillojë një koncert dedikuar grave që synojnë ulësen në Asamblenë Komunale, duke shprehur mbështetjen dhe fuqizimin e tyre.
Koncerti, i cili synon të mbështesë dhe fuqizojë rolin e grave në shoqëri, do të zhvillohet në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan, duke filluar nga ora 17:00.
Kori Muza, do të interpretojë këngë që theksojnë rolin e grave në politikë dhe shoqëri, duke e kthyer ngjarjen në një platformë frymëzuese për kandidatet dhe publikun.
Organizatorët ftojnë qytetarët e Gjilanit që të marrin pjesë në këtë mbrëmje të veçantë, ku muzika dhe mesazhi shoqëror do të bashkohen për të festuar dhe për të motivuar rolin e grave në politikë.
LVV dënon sulmin ndaj Mehanit
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...