Organizata Gratë për Vetëvendosje bashkë me Rinia për Vetëvendosje zhvilluan aktivitetin e ndezjes së qirinjve pranë Teatrit Kombëtar të Prishtinës në kujtim të 66 grave të vrara si pasojë e krimit të femicidit gjatë periudhës 2000-2022 në Kosovë.
Kryetarja e GVV në Gjilan, deputetja Arijeta Rexhepi dhe aktivistja e RVV-së, Dea Lala, folën për media në këtë aktivitet.
“Sot, me ndezjen e 66 qirinjve, kujtojmë vrasjen e 66 grave e vajzave që nga paslufta e deri më sot. Për ne nuk janë vetëm numra, janë jetë grash të shuara dhunshëm e padrejtësisht. Të gjitha u vranë për të vetmen arsye sepse ishin gra, tha kryetarja e GVV në Gjilan, deputetja, Arijeta Rexhepi.
Ajo theksoi punën që deputetët dhe qeverisja po e bëjnë për luftimin e dhunës në familje përmes miratimit të ligjeve, ndryshimit të tyre dhe ndarjes së buxhetit për strehimoret që ofrojnë shërbime strehimi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.
Ndërsa Dea Lala, aktiviste në RVV, foli për rëndësinë që duhet t’ia kushtojmë femicidit në vendin tonë duke u angazhuar njëherit në luftimin e normave patriarkale në shoqëri.
“Ne, solidarizohem me gjithsecilën vajzë dhe grua të prekur nga cilado formë e dhunës. Ne angazhohemi në luftimin e dhunës në bazë gjinore. Si në këtë 8 mars, që shënon ditën ndërkombëtare të gruas ashtu edhe cilëndo ditë tjetër, mbarë shoqëria, përfshirë të rinjtë e të rejat le të përpiqemi bashkërisht të angazhohemi në luftimin e femicidit, pushtetit patriarkal në vend, dhe t’i hapim rrugë të ardhmes pa dhunë e me një jetë ku ka siguri dhe dinjitet”, tha Lala.
“Drejtësi për vajzat dhe gratë e vrara. Barazi dhe siguri për të gjitha, kudo!”, thuhet në njoftimin e LVV-së./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...