Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka shkruar të shtunën grafitë nëpër institucionet e Kosovës.
Kjo, si një lloj proteste ndaj institucioneve të Kosovës, që nuk po mbrojnë gratë e punësuara në sektorin privat.
Sipas kësaj organizate vetëm gjatë vitit 2021, rreth 1 mijë e 500 gra shtatzëna janë larguar nga puna.
Po ashtu, ata thonë se fajet për këtë i kanë të gjitha institucionet publike në Kosovë.
“Atë që nuk arritëm ta mbaronim mbrëmë në ndërtesën e Qeverisë për shkak të ndërhyrjes brutale të Policisë, e përfunduam sonte në institucionet tjera. Dhuna ekonomike ndaj grave e cila veç sa është duke u shtuar përgjatë pandemisë, për fajtorë ka të gjitha institucionet publike. Ato në vend të mbrojtjes së punëtoreve/ëve, po rreshtohen në anën e privatnikut. Largimi nga puna i 1500 grave shtatzëna nga puna përgjatë vitit 2021është veç alarm i cili po tregon për shtypjen e shumëfishtë që grave iu bëhet në tregun e punës. E ky alarm përveç shpërfaqjes së dhunës sistematike ndaj grave, thërret në organizim e revoltë të grave punëtore, me apo pa kontratë pune. Nga çdo hapësirë, ne i themi shtetit që ne duam punë, siguri e mirëqenie, jo subvencionim të riprodhimit”, thuhet në komunikatën e tyre.


Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir