Grabitje në Prishtinë, dy shtetasve të huaj u merren para nën kërcënimin e armës

08:44 | 12 Korrik 2026
H.E

Dy persona me shtetësi të huaj janë grabitur në orët e para të së shtunës në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 00:20 në një parking, ku 5-6 persona të dyshuar, dy prej tyre nën kërcënimin e armës – thikës, u kanë marrë viktimave një shumë parash.

“Prishtinë / 11.07.2026 – 00:20. Dy viktima një m/k dhe femër me shtetësi të huaj, kanë raportuar se derisa kanë qenë në një parking, 5-6 persona të dyshuar dy prej tyre nën kërcënimin e armës –thikës ja u kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim t panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale