Dy të mitur janë arrestuar në Gjilan pasi kanë tentuar të kryejnë grabitje në një market.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se dy të miturit e kanë sulmuar me shishe qelqi punëtoren e këtij marketi, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Gjilan 16.03.2025-17:30. Me datën 17.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit në një market kishin tentuar të kryejnë grabitje. Të dyshuarit kishin sulmuar me mjet të fortë (shishe qelqi) viktimën femër kosovare punëtore e marketit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Gjuriq e takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu s’është për nj...
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...
Mimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahta...
Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Bundes...