Një person ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në një pompë të benzinës është sulmuar nga pesë persona të cilët kanë shtënë me armë në drejtim të tij, shkruan Arbresh.info.
Sic thuhet në raportin 24 orësh të policisë, të dyshuarit kanë arrit të grabisin para nga viktima dhe janë larguar.
“Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 17.02.2021 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve ka ardh një veturë me pesë persona dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tij, por pa pasoja. Të dyshuarit kanë arrit të grabisin nga viktima para dhe janë larguar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë e cila është shtënë nga të dyshuarit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...