Dy persona të armatosur dyshohet se kanë kryer një grabitje ndaj dy qytetarëve në Zym të Prizrenit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktimat kishin ndaluar veturën për të larguar disa gurë nga rruga, kur janë sulmuar nga dy të dyshuar të armatosur me armë të tipit AK-47, të cilët u kanë marrë një shumë parash dhe më pas janë larguar duke shtënë me armë në drejtim të pyllit.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa dy persona të dyshuar janë intervistuar dhe u janë sekuestruar telefonat. Me urdhër të prokurorit, ata janë liruar në mungesë provash, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Zym, Prizren / 11.04.2026 – 16:15. Dy viktimat meshkuj kosovar derisa kanë qenë me veturë duke udhëtuar në rrugë kanë hasur në pengesa me gurë dhe pasi janë ndalur, kanë dalur nga vetura për ti largua pengesat, dyshohet se dy persona të panjohur të armatosur- me AK-47 u kanë grabitur një shumë parash, dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur duke shtënë me armë në drejtim të pyllit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe kanë gjetur e konfiskuar një gëzhojë të fishekut. Lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilëve u janë sekuestruar dy telefona dhe pas intervistimit në mungesë të provave lidhur me rastin me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...