Dy persona kanë raportuar në polici se dy të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënim të armëve kanë grabitur para në një pikë karburanti.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Klinë, 11.10.2021 – 00:51. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy të dyshuar meshkuj të maskuar, kanë hyr në pikën e karburantit ku viktimat ishin duke punuar dhe nën kërcënimin e armëve të shkurta kanë grabitur 450 €, një shufër dhe një telefon dhe kanë ikur. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia./arbresh.info/
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...