Pas mesnatës ka ndodhur një grabitje e armatosur në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Personat e armatosur kanë arritur që të vjedhin nga një kompani e njohur si dhe nga roja e objektit kanë marrë portofolin, raporton portali arbresh.info
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja Florije Ahmeti, e cila tregon detaje nga rasti.
“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën për një grabitje që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që persona të dyshuar, të armatosur, nën kërcënimin e armës, kanë arrit që të kryejnë një grabitje në një kompani si dhe nga ankuesi(mashkull, roje e e objektit) të marrin portofolin (dokumente dhe para)”, tha ajo.
Tutje Ahmeti thotë se aktualisht nga hetuesit policor ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...