Në listën zgjedhore me emrin e presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ndodhen edhe emrat e katër serbëve nga Kosova.
I 27-ti në këtë listë të zgjedhjeve të 17 dhjetorit, është ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, raporton Kossev, përcjell KlanKosova.tv.
Vendin e 42-të e ka zënë Danijela Vujiçiq, e cila ka qenë kryetare e ekipit menaxhues për draftimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Dy kandidatët tjerë në listën e Vuçiq me 250 emra janë edhe Dejan Gureshiq dhe Sonja Iliq.
Më 17 dhjetor një vend në parlamentin serb synojnë ta zënë edhe serbë të tjera nga Kosova, me subjekte të tjera politike.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...