Kandidati i LVV për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola, ka reaguar pas përfundimit të balotazhit, duke pranuar humbjen dhe duke uruar fituesin Ardian Gjini dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Gola në Debat Plus tha se rezultati është i mirë dhe se fituesi tashmë dihet, ndërsa pritshmëritë përfundimtare do të konfirmohen pas numërimit të votave me kusht dhe të diasporës.
Gola njoftoi se ka uruar personalisht Gjini përmes një telefonate.
“Ardian Gjinit i kam uruar fitoren personalisht me një telefonatë edhe AAK-së, i kam uruar fat edhe qytetarëve në përzgjedhjen që ata kanë bërë”, ka theksuar ai.
Ai shtoi se dalja më e vogël e qytetarëve mund të ketë ndikuar në rezultatin përfundimtar dhe falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...