Një person është arrestuar në Viti pasi dyshohet se me veturën e tij ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viti / 08.09.2025 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se me veturën e tij i ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park. Pesë persona kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbresh.info
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...