Njësia e antidrogës e Policisë së Kosovës në regjionin e Prishtinës, ka realizuar me sukses një operacion në lagjen Muhaxherët, me ç’rast janë ndaluar dy persona dhe një veturë.
“Gjatë kontrollit, tek i dyshuari A.B janë gjetur dhe konfiskuar 117.8 gram marihuan në një paketim të vetëm dhe 24 paketime të vogla me 26 gram marihuan të gatshme për shitje. Në veturën e personit të dytë, Sh.I, është gjetur një paketim i vogël me 1 gram marihuan. Pas urdhrit të prokurorit kujdestar, është kryer kontroll edhe në banesën dhe bodrumin e të dyshuarit A.B, ku në bodrum janë gjetur edhe 79.7 gram marihuan të ndarë në paketime për shitje, një peshore digjitale, dy paketime me foli dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje theksohet se të gjitha provat materiale janë konfiskuar nga Njësia e Forenzikës Rajonale – Prishtinë.
I dyshuari A.B është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa personi Sh.I është intervistuar si dëshmitar.
Policia e Kosovës rikujton se mbetet e përkushtuar në luftën kundër drogave dhe krimit të organizuar, duke ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar dhe ndëshkuar veprimtaritë ilegale, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të gjithë personat e përfshirë./Arbresh.info/

Sekuestrohen 237 mijë ambalazhe të paligjshme për cigare në ...
Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi s...
Dy mjekë të ORL-së në Spitalin e Mitrovicës realizuan mbi 40...
Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
“S’dua të jetë me të por me mua”, Alba xhelozon ndaj Dolces ...
Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota