Një person ka mbetur i plagosur pas therjes me thikë si pasoj e përfshirjes së tij në një rrahje që ka ndodhur sonte në një lagje të Prishtinës.
Policia e Kosovës, rajoni i Prishtinës ka bërë të ditur se rrahja ka ndodhur në lagjen Emrshir të Prishtinës rreth orës 20:00, ku ka mbetur i lënduar një person 21 vjeçar,
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se lidhur me këtë rast, janë arrestuar tre persona, raporton arbresh.info.
“Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në lagjen Emshir në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrit që lidhur me këtë rast të arrestojnë tre perona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...