Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media në të cilën do të prezantohet analiza e projektligjit mbi Detyrime, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror në Procesin e Dialogut dhe përfundimet nga studimi me temë “Një marrëveshje finale që mund ta vë Kosovën në një udhëkryq: Disa mësime nga shtetet e kontestuara në të kaluarën”.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike nëpërmjet analizës mbi projektligjin në fjalë vlerëson rolin e kufizuar që delegacioni do të ketë gjatë procesit përmbyllës të dialogut dhe rolin që Kuvendi duhet ta ketë në këtë proces.
Së dyti, GLPS nëpërmjet studimit të lartëpërmendur argumenton rrezikun që përfshirja e ndryshimit të territorit në agjendën e marrëveshjes finale ka në relacion me shtetësinë e Kosovës.
Studimi përmban disa mësime nga rastet e formimit të shteteve të reja në rendin ndërkombëtar të cilat sinjalizojnë pikërisht rrezikun që bisedimet për ndryshimin e territorit paraqesin për modelin aktual të shtetësisë së Kosovës.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën