Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar analizën e Projekt-ligjit për detyrimet, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror në procesin e dialogut dhe përfundimet nga studimi “Një marrëveshje finale që mund ta vërë Kosovën në një udhëkryq: Disa mësime nga shtetet e kontestuara në të kaluarën”.
Sipas analizës Marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse përben nevojën për ndryshim të kufijve ajo e tillë cenon territorin e Kosovës dhe i jep leje atësore Serbisë ndaj Kosovës.
Përparim Kryeziu nga GLPS ka thënë se Delegacioni Shtetëror nuk e ka zëvendësuar presidentin.

“Studimi argumenton se marrëveshja finale nëse përben nevojën për ndryshim kufijve ajo prodhon realitet të ri dhe e riformëson shtetësinë e Kosovën duke i dhënë leje atësore Serbisë ndaj Kosovës. Shtetësia e Kosovës është e veçantë sepse buron nga shpërbërja e Jugosllavisë, kriza humanitare dhe nga intervenimi ndërkombëtar. Këto bashkë me dokumentin e Ahtisarit formësojnë themelin e shtetësisë së Kosovës dhe asnjëherë nuk ka qenë qëllim marrja e pëlqimit të Serbisë për Kosovën”, tha Kryeziu.
Delegacioni Shtetrorë duhet të përkrah kërkesën e opozitës që të kenë qasje në marrëveshjet e nënshkruar në Brukse.
“Delegacioni duhet ta përkrah opozitën që të fus në kuvend kërkesën për të parë marrëveshjet qe janë nënshkruar deri tani”, thotë Kryeziu.
Sipas GLPS-së, delegacioni as nëpërmjet rezolutës dhe as projektligjit nuk ka arrit të krijojë një rol të veçantë dhe të ndarë nga veprimtaria e presidentit.
“Pra delegacioni nuk e ka zëvendësuar presidentit dhe kjo është shfaqe gjatë delegacionit së fundi në Bruksel, nga prononcimi i zonjës Kosniq duke thënë se ndërmjetësuesi vazhdon ta trajtojë dialogun në nivel presidentësh. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes së opozitës në delegacion, ai ka thënë se mbledhjet nuk kërkojnë më shumë se shtatë anëtarë, kështu që edhe nëse opozita lë mbledhjen, pesë anëtarë mund të votojnë”, u shpreh Kryeziu.

Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP