Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon diskutim me temën “Gjykimi i krimeve të luftës në kohë krize: Zhvillimet e fundit lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Tribunali i propozuar për Krime Lufte në Kosovë”.
Sipas një hulumtimi të GLPS kanë gjetur dy parregullsi që kanë shkelur ligjet nga gjykata speciale, raporton Arbresh.info.
Hulumtuesja nga GLPS Rreze Hoxha ka cekur se Gjykata Speciale ka bërë shkelje kur ka urdhëruar të ftuarit që të dorëzojnë informatat që posedojnë dhe të tregojnë vendodhjen e tyre.
“Për inicimin e ftesave nga gjykata speciale janë vërejtur dy gjera. Me rastin e pranimit të ftesave kanë pranuar edhe një urdhër që të ftuarit detyrohet ti dorëzojnë informatat që të ftuarit posedojnë.
Një urdhër i tillë është ne kundërshtim me të drejtën për gjykim të lirë në te drejtën për të dëshmuar kundër vetës.
Edhe pse kjo zyre thirret ne profesionalizëm është vërejtur që benë thirrje në disfavor të personave që ftohen nga gjykata. Një urdhër i tillë është jo kushtetues”.
“E dyta është se nuk janë bërë publike ende asnjë ftesë të zyrtareve të Kosovës që janë përmendur në raportin e Martyt”, tha ajo./Arbresh.info/


CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...
“E mbuluar’ nga dëbora/ Rama ndan pamjet me dron nga Dardha:...
Shkon në 39 numri i të vdekurve pas përplasjes së trenave në...