Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton pikën kufitare në Glloboçicë, pika kufitare me Maqedoninë e Veriut, për të përcjellë ushtrimin e përbashkët të Njësive të Specializuara të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Fshati Glloboçicë në kufi më Maqedoninë Veriore dhe Kosovën, filluan ditën ndryshe.
Krisma të shumtë e thirrje për dorëzim, ishin jehonat që dëgjoheshin në këtë fshatë në fillim të mëngjesit të sotëm.

E kjo nuk ishte skenë e vërtet. Ishte thjesht një ushtrim i përbashkët i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe Njësisë Speciale të Maqedonisë Veriore.

Për të parë nga afër këtë ushtrim në këtë pjesë të kufirit prezent ishte edhe Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, Ministri i punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës e përfaqësues të Policisë së Kosovës, Maqedonisë së Veriut e përfaqësues të tjerë.

Ushtrimi i përbashkët ishte një skenë e improvizuar e këtyre dy njësive në përpjekje për të arrestuar një grup kriminelësh në kufi mes dy shteteve./arbresh.info/

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026