Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në të cilën Kosova ka avancuar statusin e vet nga anëtare vëzhguese, në të asociuar. Ai ka thënë se ky është vendim i shkëlqyer.
Ai ka thënë se një falënderim i veçantë shkon edhe për delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s.
Postimi i plotë
Vendim i shkëlqyer i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kuvendit të Republikës së Kosovës i jep statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s.
Urime të gjithë qytetarëve tanë dhe mirënjohje të gjithë anëtarëve të AP të NATO-s, që me votën e tyre e jetësuan këtë arritje shumë të rëndësishme!
Një falënderim i veçantë shkon edhe për Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s! Përpjekja dhe angazhimi maksimal i këtij delegacioni u finalizua me këtë sukses të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shtetit tonë në tërësi.
Republika e Kosovës është një histori suksesi e NATO-s, e interesave dhe qëllimeve të tij, ndërsa NATO është destin i Kosovës. Hapat në këtë frymë na gëzojnë dhe na e shtojnë më tej përgjegjësinë dhe përkushtimin në drejtim të paqes dhe stabilitetit, vlerave dhe synimeve të përbashkëta./Arbresh.info/
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...