Ka nsiur sot procesi gjyqësor ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Lidhur me këtë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ky proces është i rëndësishëm për të vendosur përgjegjësi mbi krimet e rënda teksa theksoi se do ta ndjekë me vëmendje çdo hap, përcjell Arbresh.info
“Sot ka nisur procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademaj, një ngjarje tragjike që na tronditi dhe pikëlloi të gjithëve. Ky proces është i rëndësishëm jo vetëm për të vendosur përgjegjësinë për krimin e rëndë, por edhe për të dërguar një mesazh të fuqishëm kundër femicidit. Do të ndjekim me vëmendje çdo hap të këtij procesi dhe urojmë që drejtësia të triumfojë, duke u siguruar që ata që janë përgjegjës të marrin dënimin maksimal për krimin rëndë”, ka shkruar Haxhiu.
Seanca për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për datën 31 janar, pasi prokurorja e rastit tha se s’janë plotësuar kushtet për t’u mbajtur seanca e sotme.
LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...