Në Gjykatën Themelore të Gjakovës është paraparë që sot të mbahet seanca e fundit në gjykimin për krime lufte ndaj zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj.
Prokurorja e Rastit Drita Hajdari do ftohet për të dhënë pretendimet përfundimtare të akuzës, ndërsa menjëherë pas saj fjala do jetë për mbrojtjen e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj.
Gjykimit i kanë paraprirë dëshmitë e shumë dëshmitarëve, përfshirë ato të ish-anëtarëve të shtabit të UÇK-së si Azem Syla, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe të tjerë.
Aktakuza ndaj Limajt pretendon se ai ka përgjegjësi në incidentin e verës së vitit 1998, ku ishte vrarë Selman Binishi dhe Ramiz Hoxha në Fshatin Bellanicë të Malishevës.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...