Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, sot është mbajtur seanca e përgjithshme e Gjykatës, gjatë të cilës është miratuar Udhëzuesi specifik për Llogaritjen e Gjobës në rastet e veprave penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe është miratuar Mendimi Juridik për Pasurinë e Konfiskuar, i cili ka për qëllim unifikimin e praktikës gjyqësore me rastin e vendosjes lidhur me konfiskimin e pasurisë së kryesve të veprave penale dhe të zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore të nenit 284 dhe 487 të paragrafit 3, të Kodit të Procedurës Penale.
Në seancë kanë marrë pjesë gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe ata nga Dhoma e Posaçme e kësaj gjykate, si dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane, Corey Smith dhe Benina Kusari, të cilët njëherësh janë mbështetësit kryesor të realizimit të planit të punës së gjykatës./arbresh.info/

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira