Seancat e parapara të mbaheshin nga 12 deri më 15 shkurt për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë janë shtyrë.
“Më 2 janar 2024, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Veselit dhe i anuloi seancat në këtë ҫështje nga data 12 deri më 15 shkurt. Trupi Gjykues konstatoi se Mbrojtja ka treguar një arsye të vlefshme për një ndryshim të kufizuar të orarit për të garantuar që mundësia e Mbrojtjes për t’u përgatitur për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm të mos ndikohet nga vdekja e papritur e bashkëmbrojtësit të saj si dhe rekrutimi i mëpasshëm i zëvendësuesit të tij”, thuhet në njoftim.
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Sportingu e mbyll pjesën e parë me avantazh minimal ndaj Bod...
Katër të vdekur pas shembjes së një skele ndërtimi në Vjenë
Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtar...
Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim insti...