Ish-kryeparlamentari dhe ish- luftëtari i UÇK-së, Kadri Veseli, ndodhet për vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të babait të tij.
Veseli është lejuar nga Dhomat e Specializuara të zhvillojë vizitën nën monitorimin e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
Informacionin për vizitën e Veselit e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.
Zëdhënësja e Speciales tha se për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë vizitën e Veselit në Kosovë.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales për portalin arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...