Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka bërë të ditur se sot do të shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave.
Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017
“Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave më 26 prill 2017 Të mërkurën më 26 prill 2017, Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017”, thuhet në njoftimin e zyrës së Dhomës Specializuar të Gjykatës Speciale.
Shpallja e vendimit do të bëhet në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...