Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) ka reaguar lidhur me pyetjet për mundësinë e pjesëmarrjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi në varrimin e babait të tij në Burojë të Skenderajt.
Në një njoftim për mediat, DhSK ka sqaruar se, megjithëse janë të vetëdijshëm për rëndësinë e mbështetjes familjare në raste tragjike si ky, kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës mundëson që të paraburgosurit të kërkojnë vizita në Kosovë për arsye humanitare, nëse ka nevojë urgjente për t’u gjendur pranë familjes.
“Ky rregull është themeluar mbi bazën e të drejtave ndërkombëtare të njeriut, duke përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat e Posaçme të Kombet e Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve.”, thuhet në njoftim.
Deri më tani, DhSKka lejuar 13 vizita të tilla për të paraburgosurit, të cilat janë menaxhuar nga gjykata. Këto vizita kanë përfshirë raste të tilla si vizita për të takuar të afërm të sëmurë ose për të kaluar kohë me familjarët pas humbjes së një të afërmi.
“Kur një i paraburgosur kërkon një vizitë të tillë, gjyqtarët e rastit shqyrtojnë rrethanat e kërkesës, duke marrë parasysh urgjencën dhe nevojat humanitare të situatës. Gjyqtarët vendosin në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, për të siguruar që çdo vendim të jetë në përputhje me kuadrin ligjor të KSC-së.”, thuhet tutje.
Megjithatë, nga gjykata bëhet e ditur se, për arsye të privatësisë dhe sigurisë operative, nuk mund të ofrojnë informacione konkrete mbi kërkesën e Hashim Thaçit për një vizitë në Kosovë, ose mbi vendimin që do të merret. Gjykata ka sqaruar se kërkesat dhe vendimet për këto vizita janë fillimisht konfidenciale dhe vetëm pas përfundimit të vizitës, dokumentet përkatëse mund të bëhen publike.
Tutje, DhSK ka nënvizuar se, edhe pse organizimi i një vizite humanitare kërkon kohë dhe koordinim të ngushtë me aktorë të ndryshëm, si dhe rregullime logjistike të komplikuara, përfshirë fluturime dhe siguri, ata janë të angazhuar për të siguruar që këto vizita të realizohen sa më shpejt dhe në përputhje me ligjin.
Ndryshe, më herët gjykata në në përgjigje për RTK kishte thënë se aktualisht s’ka as kërkesë publike e as vendim publik të ndonjë gjyqtari lidhur me lirimin e mundshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babit të tij në Burojë të Skenderajt./Arbresh.info/
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët