Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim për kërkesën e Prokurorisë lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj xhudistit kosovar, Akil Gjakova, raporton Gazeta Sinjali.
Gjykata ka refuzuar kërkesën për paraburgim ndaj kampionit Gjakova si të pabazuar dhe ka vendosur të caktojë një masë alternative.
Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore të mbajtur dje, ka nxjerrë aktvendim që ndaj Gjakovës të caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Ndryshe, xhudisti Gjakova, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për dhunë në familje pas denoncimit të gruas së tij, me të cilën janë në proces divorci, nuk ka të kaluar kriminale dhe i njëjti nuk është recidivist i asnjë vepre penale, siç u raportua dje në media.
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë