Në muajin gusht, do të dihet nëse qytetarët e Prizrenit do të dalin në zgjedhje të jashtëzakonshme apo jo.
Kjo pasi që Gjykata e Apelit është në përfundim të shqyrtimit të vendimit rreth rastit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili në shkallën e parë nga Gjykata Themelore e Prizrenit është dënuar me kusht prej dy vjet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit.
Kolegji i Gjykatë se Apelit, i përbërë nga gjyqtarët vendorë, Driton Muharremi dhe Abdullah Ahmeti, si dhe kryetari Piotr Bojarczuk, pritet që gjatë muajit të ardhshëm, të merr një vendim për të parin e Prizrenit, nëse do ta vërtetojë vendimin e shkallës se parë.
Këtë e ka konfirmuar për Televizionin Rrokum, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.
“Gjykata e Apelit është në procedurë të marrjes së një vendimi lidhur me rastin në fjalë. Presim që çështja të finalizohet gjatë muajit të ardhshëm”, ka thënë Jashari për Rrokum.
Muja është akuzuar nga EULEX-i për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë.
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari