Gjykata e Apelit ka refuzuar sot ankesën e të akuzuarit për vrasje dhe vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, e cila e dënoi të akuzuarit me 18 vite e g muaj burg.
Ai është i shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje” dhe “Kanosje”.
Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, ky vendim është marrë në fund të vitit 2019, ndërsa aktgjykimi nuk është përfshirë në shkelje të dispozitave të procedurës penale, për më tepër ky dënim i shqiptuar është në harmoni me rrezikshmërinë e veprës penale dhe përgjegjësinë e të akuzuarit si ekzekutor.
“Sipas këtij aktgjykimi L.U. është dënuar më dënim unik prej 18 vjet e 6 amuj burgim, pasi që është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje” nga neni 178 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Kanosje” nga neni 185 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 e 1 të KPRK-së, të po këtij kodi. Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Po ashtu vlerëson se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë, është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor, dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i përcaktuar më ligj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...