Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të pandehurit Vesel Veseli dhe Shkelzen Xhekaj.
Në këtë mënyrë, gjykata ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 07.02.2019 dhe 09.02.2019.
I pandehuri Vesel Veseli po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” nga neni 239 paragrafi 1. i Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK) dhe veprën penale “Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë” nga neni 184 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe 33 të këtij kodi.
Ndërsa i pandehuri Shkelzen Xhekaj po dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” dhe veprën penale “Nxitje e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë” nga neni 240 i KPRK-së.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tyre, konform dipspozitave të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...
Vjedhje në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sig...
Peter Magyar i drejtohet turmës: Së bashku e çliruam Hungari...
“Të kalosh një emër të madh si Samuel Eto’o është një ...