Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar sot në Austri Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.
Gjuriqi, siç njofton MPJ-ja serbe, ka thënë se Serbia është plotësisht e përkushtuar për dialogun me Kosovën nën patronazhin e BE-së, ndërsa ka pretenduar se siguria e serbëve në Kosovë është duke u kërcënuar.
“Në këtë moment është e nevojshme, para së gjithash, të sigurohet siguria e popullatës serbe dhe pa vonesa të mëtejshme të zbatohen të gjitha detyrimet nga marrëveshjet e arritura deri më tani” në kuadër të dialogut në Bruksel, ka thënë Gjuriqi, raporton Klankosova.tv.
Duke vazhduar temën e Kosovës, ai tha se situata atje “është jashtëzakonisht e vështirë”, teksa shtoi se “serbët po vuajnë presion të padurueshëm si rezultat i kulmimit të veprimeve afatgjata dhe sistematike të njëanshme të autoriteteve” në Kosovë, shkruan MPJ-ja serbe.
Gjuriqi tha se Serbia i kushton shumë vëmendje përmirësimit të bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore, duke theksuar se “ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është me interes kyç për Serbinë”.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...