Në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka folur edhe për situatën e sigurisë në vend.
Gërvalla përmendi edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ndërsa kërkoi ekstradimin e kryekriminelit, Millan Radoiçiq, shkruan Arbresh.info.
“Dora e zgjatur e Putinit, Vuçiq vazhdon të mbrojë terroristët që udhëhoqën sulmin kundër Republikës së Kosovës me 24 shtator të vitit të kaluar. Lideri i tyre Radoiçiq, një prej njerëzve më brutal e të pasur në serbi, është angazhuar në zhvatje dhe vrasje të qytetarëve serb të Kosovës. Kosova kërkon ekstradimin e tij sepse ai është përgjegjës për vrasjen e zyrtarit tonë policor, heroit Afrim Bunjaku”, tha Gërvalla.
Madje, ministra përmendi edhe bashkëpunimin e Gjuriqit me Radoiçiqin për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit.
“Gjuriq dhe Radoiciq ishin aleatë në shtypjen e qytetarëve serb që dëshironin vetëm jetë normale. Gjuriqi ishte kryesori kur Radoiciqi u angazhua në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq”, tha tutje Gërvalla.
Përveç kësaj, përfaqësuesja e Kosovës në KS shfaqi një fotografi ku shihen duke pirë kafe Gjuriqi dhe Radoiçiqi në Beograd.
“Dhe Gjuriqi takohej me të prapë tash së voni duke pirë kafe bashkë në Beograd dhe kjo tregon llojin e karakterit me të cilin ballafaqohemi. Sulmi i Serbisë me 24 shtator 2023 ishte planifikuar si invazion ushtark dhe aneksim i një vendi paqësor me mijëra trupa të NATO-s. Ky ishte sulmi i parë i aleancës së Putinit ndaj një vendi me prezencë të NATO-s”, tha mes tjerash Gërvalla.
Ajo potencoi se për të vazhduar dialogu duhet zmbrapsje dhe një gjë e tillë nuk po ndodh
“Kosova është falënderues për NATO-n dhe aleatët tanë për ngritjen e numrit të trupave për ta zmbrapsur Serbinë nga aksioni i radhës”, u shpreh tutje Gërvalla./Arbresh.info
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq
Abdixhiku viziton bizneset në Suharekë, zotohet për mbështet...
Haradinaj: Që në vitin e parë, nuk do të ketë pagë minimale ...
Blinken në Evropë për bisedime rreth Ukrainës përpara kthimi...
Konjufca priti në takim përfaqësuesin në ikje të Norvegjisë ...