Marko Gjuriq ka thënë se zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës janë fitore e madhe e serbëve në Kosovë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq ka thënë se zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës janë fitore e madhe e serbëve në Kosovë. Ai është zotuar se do të vazhdojnë të luftojnë.
Gjuriq në një paraqitje para mediave serbe e ka përshkruar si fitore të madhe “të dëshmuar me numra dhe si organizim i politikës serbe në Kosovë”, përcjell lajmi.net. Ai ka thënë se rezultati i mbrëmshëm është më i mirë se ai i vitit 2017.
“Ky është dëshmim dhe mos sukses i atyre që kanë thirrur në bojkot të këtyre zgjedhjeve, disa personave të politikës në Serbi dhe dështim i Prishtinës që kandidoi shqiptarë në komunat ku mbi 90 për qind janë serbë dhe ata kanë kontrollin ndaj veriut”, u shpreh Gjuriq.
“Njerëzit tanë në Kosovë me votat e tyre kanë mbrojtur vendbanimet e tyre, treguan përgjigjen e tyre ndaj shtetit të Serbisë, dashurinë ndaj Serbisë dhe gatishmërinë që në kushte të pamundura nuk e humbin mbështetjen”, theksoi ai. /Lajmi.net/
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...