Serbia i ka rekomanduar investitorëve në qendrën e skijimit të Brezovicës në Kosovë, në qytetin Shtërpcës, ku jetojnë shumica serbe, ta dinë se “kjo është pronë e Serbisë”.
Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se “Brezovica është pronë e Ineks Intereksport, përkatësisht kompanisë së skijimit të Serbisë”.
Pyetjeve se nëse Serbia dëshiron të ndajë prona me Kosovën, e që parimisht do të thoshte ndarje përfundimtare, u është përgjigjur me retorika politike në një konferencë të jashtëzakonshme.
“Serbët dhe Serbia kanë dëshmi dhe dokumente e të dhëna, për pronësinë e një pjese të madhe të sistemit të dikurshëm ekonomik të Kosovës e Metohisë, ndaj dhe është e nevojshme të bisedohet për këtë. Nëse ne kemi investuar prej dekadash, në atë çfarë është tani në Kosovë e Metohi, askush nuk mund ta fshijë këtë me gomë”, tha Marko Gjuriq, transmeton tch.
Gjuriq ka thënë se Serbia nuk është kundër investimeve, por ato duhet të respektojnë pronarët e vërtetë dhe nuk mund të ndryshojnë pronësinë dhe gjendjen etnike. Qeveria serbe ka bërë të ditur se ka investuar viteve të fundit, duke e bërë aktive qendrën e skijimit. Serbia pretendon edhe pronësinë e kombinatit metalurgjik të Trepçës.
Brezovica, e cila është përmendur edhe nga mediat si histori tolerance, megjithatë deri tani ka ngelur peng i konfliktit.
Vuçiqi i frikësuar për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqi...
Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbyllje...
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...