Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq sot ka ftuar Listën serbe që të mos nxitojë dhe t’ua lërë partive shqiptare, që, nëse munden, të merren vash për ta formuar Qeverinë e ardhshme të Kosovës.
“Këshilla ime për përfaqësuesit politikë do të jetë: Ngadalë. Mos nxitoni, mos u përshpejtoni, lërini shqiptarët t’i bëjnë hesapet ndërmjet vetes dhe të merren vesh e pastaj të shohim që përmes bisedave me Listën serbe të përcaktojmë cili është interesi ynë në atë tregim dha a do të ekzistojë fare ky tregim”, citon televizioni BK të ketë thënë Gjuriq në Banjskë të Kosovës, ku ka qëndruar sot.
Ai ka sqaruar se në situatën Lista serbe duhet të veprojë pa nguti, me harmoni e durim në mënyrë që, siç tha,”populli në Kosovë të mos gjendet ndërmjet kudhrës e çekanit”.
Lista serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë ka fituar 9 vende.
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...