Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, protestën e sotme në fshatin Pjetërq i Epërm të Klinës, e ka quajtur sulm ndaj serbëve.
Ai ka kërkuar nga KFOR që të krijojnë një mjedis më të sigurt për serbët të jetojnë në Kosovë. Poashtu sipas tij Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta kthej rendin dhe ligjin.
“Kërkojmë nga KFOR që të krijojnë një ambient të sigurt për serbët në Kosovë dhe Metohi, për shkak të dhunës së organizuar qartazi, sistematikisht dhe synim frikësimin dhe dëbimin e serbëve të mbetur në krahinën jugore”, ka thënë Gjuriq.
“Sulmi i sotëm është bërë me qëllim që serbët të frikësohen që të kthehen dhe t’i detyrojnë ata që janë atje që të largohen”.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...