Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se Ramush Haradinaj çdo ditë e më shumë po e kërcënon Serbinë me deklaratat e tij agresive.
Gjuriq ka theksuar se Haradinaj nuk meriton përgjigje politike por një trajtim në institucione shëndetësore.
“Haradinaj nuk meriton shqyrtim politik me përjashtim të autoriteteve gjyqësore, ai duhet të trajtohet nga institucionet shëndetësore”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, problemi më i madh është se Haradinaj ka shanse serioze të bëhet kryeministër dhe kjo kontribuon në destabilizim të situatës në të gjithë rajonin.
Reagimi i Gjuriqit erdhi pasi Haradinaj deklaroi sot se shqiptarët në Luginë të Preshevës meritojnë të kenë pasaporta kosovare.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës