Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se serbët e Kosovës nuk do të dorëzohen derisa të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.
Ai ka thënë se Prishtina nuk e ka në plan që këtë asociacion të krijojë në akordancë me marrëveshjen e arritur në Bruksel, çka sipas tij duhet të ndodhë, shkruan Most, përcjell Klan Kosova.
“Një ekip është duke punuar në draftimin e statutit i cili nuk do të bëhet sipas akteve të brendshme të vendimeve të Prishtinës, por vetëm sipas marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Gjuriq.
“Kjo marrëveshje e thotë qartë që të dy palët duhet të përgatisin një listë me rregulla që do të korrigjohen. Obligim i Prishtinës është ndryshimi i rregulloreve, sipas validitet, por që Asociacioni nuk po merret parasysh dhe mendoj që Prishtina se ka në plan këtë, por që pyetja është se pse ata po negociojnë me ne”.
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson