Një person është arrestuar të enjten në Has të Prizrenit, pasi kishte gjuajtur me armë zjarri në një aheng.
Në një njoftim të publikuar nga Policia e Kosovës në rrjetin social facebook, kanë bërë të ditur se ahengu ishte organizuar në kundërshtim me masat anti-Covid-19, e gjë për të cilën organizatori është dënuar me gjobë prej 200 euro, shkruan arbresh.info.
“Më datë 14 tetor 2021, rreth orës 20:30, Policia kishte pranuar një informacion pasi në fshatin Konjushë në Has të Prizrenit, kanë organizuar një aheng familjar (dasmë), në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng.
Pas verifikimit Policia ndërmori masa në bazë të Ligjit dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët, ndërsa ndaj organizatorit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 eurosh.
Po ashtu njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarin A. Ç., m/sh i datëlindjes 1989 cili ishte mysafir në aheng, e që kishte gjuajtur me armë zjarri, të cilën e kishte me leje, model ‘Zatsatva’ M57 kalibër 7.62 e cila është konfiskuar në cilësinë e provave materiale.
Njësitet policore, të gjitha veprimet i kanë ndërmarrë duke u koordinuar me prokurorin e shtetit dhe pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokuronit rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet tutje në njoftimin e Policisë. /arbresh.info/
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...