Policia e Vushtrrisë ka arrestuar një person pas të shtënave me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, duke konfiskuar një pistoletë dhe dy fishekë.
Në orët e pasdites të ditës së sotme, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, në një fshat të Vushtrrisë.
Sipas njoftimit, njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe pas një kohe kanë arritur të identifikojnë dhe ta ndalojnë automjetin.
“Personi i dyshuar është arrestuar ndërsa një armë tytë-shkurtër e llojit pistoletë dhe dy fishekë janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit dhe procedurave tjera, me urdhër të prokurorit është inicuar rasti për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...