Sot rreth orës 14:45 minuta ka ndodhur një gjuajtje me armë në Taukbahqe në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk është lënduar askush, ndërkohë të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Nga veprimet e para policore janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, deklaroi ajo. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër