Policia e Kosovës ka arrestuar një 65 vjeçar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas njoftimit, në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit ‘Pistoletë ’ me shtatë fishekë.
“Në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, rreth orës 22:00, të datës 21 qershor 2025, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dardanët” në Mitrovicë, me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari. Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit ‘Pistoletë ’ me shtatë fishekë. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A.R.,65 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuari i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”./Arbresh.info/
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...