Policia në Mitrovicë ka arrestuar një të dyshuar i cili pas një mosmarrëveshje ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi
Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, njofton policia në raportin 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar”, njofton raporti.
Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prishtinës.
Ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar arma e cila është përdorur në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...