Një person është lënduar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një lokal në Istog.
Aty dyshohet se u përdor edhe arma e zjarrit.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar yëdhënësi rajonal i Pejës Fadil Gash.
“I dyshuari e ka goditur në kokë viktimën disa herë me kondak të armës duke i shkaktuar lëndime trupore. Me t’u larguar i dyshuari ka shtënë një herë me armë zjarr”, deklaroi ai.
“Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku e takuar viktimën. Ky i fundit u dërguar për trajtim mjekësor e më pas edhe u intervistua nga policia. I dyshuari lidhur me ngjarjen është ende në arrati, por është i njohur për policinë”, deklaroi Gashi.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe i njëjti e ka inicuar si “Vrasje në tentativë”, shtoi ai.
Ndërkaq, motivet e kësaj ngjarje nuk dihen ende./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...